Categories Sport

I shënoi Italia, Strakosha i trembet kritikave: Do më shajë Thomas!

Nën moton “Luajmë dhe rindërtojmë së bashku”,në vendin tonë u organizua turneu i parë futbollistik me karakter bamirës. Me pjesëmarrjen e legjendave të kombëtareve si Greqia, Italia, Turqia dhe Shqipëria, në stadiumin e ri kombëtar u zhvillua një aktivitet mjaft i bukur, ku të ardhurat nga biletat do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Në fushë zbriti edhe një prej futbollistëve më të suksesshëm të kombëtares shqiptare, si Foto Strakosha. Pas takimit, ai u ndal për mikrofonin e “Ora News”, ku zbuloi se pas pësimit të golit ndaj Italisë do të shahet nga djali i tij, portieri i Lazios dhe kombëtares sonë, Thomas Strakosha.

“E para ishte kauza që me gjithë mend ishte shumë e rëndësishme. Besoj se e kemi të gjithë për detyrë të ndihmojnë Shqipërinë në momente të vështira. Shpresoj që të jenë kënaqur edhe tifozët. Është për të thënë faleminderit edhe ekipet kombëtare të Turqisë, Italisë dhe Greqisë. E kishim egon, por nuk arritëm që të bënin mirë, pavarësisht se u munduam”. Pjesëmarrja në stadium?Është një ndjesi. Do të donim të kishte një pjesëmarrje më ta madhe. Është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në vendin tonë. Shpresoj që të mos të mblidhemi më për këto lloj fatkeqësish, por për gjëra më të mira. Më tha një mik që tani që pësove gol do të të shajë Thomas (qesh),” përfundoi Strakosha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME