Categories Lajme

“I shkova në zyrë dhe e pyeta…”, Halim Kosova zbulon bisedën me Bashën

Mjeku i njohur Halim Kosova, i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Kjo Javë”, të Nisida Tufës në “News 24”, tregoi takimin e bisedën e fundit që ka zhvilluar me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Ai tregoi se i ka bërë kryedemokratit një pyetje: “Ku e kam vendin unë në Partinë Demokratike?” Sipas mjekut Kosova, Basha i ka thënë që vendin e ka ngjitur me të tijin, por pyetjes se çfarë do të bëj aty, ai i ka thënë se do t’i përgjigjet më 25 prill.

Në këtë moment, mjeku Halim Kosova thotë se i ka transmetuar Bashës, se është mbështetës i PD dhe i tiji, por i ka kërkuar leje për të kaluar nga krahu tjetër e t’i japë një dorë sistemit shëndetësor.

“Biseda e fundit që kam pasur me Bashën është para listave. I shkova në zyrë dhe i them të bëj një pyetje, ku e kam vendin në PD. Këtu ngjit me mua, po çdo bëj aty i thash, po do ta them më datë 25 tha. I thash që kam ardhur të transmetoj diçka, që jam me ty jam me ty dhe kjo dihet, që jam me PD jam me PD e kjo prapë dihet, kam ardhur të kërkoj leje që të kaloj pak nga krahu tjetër t’i jap një dorë në sistemit shëndetësor”, u shpreh Kosova. (BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kupa e Shqipërisë, zbulohen 8 përballjet e turit të dytë, ja sfidat më ‘pikante’

Turi i parë i Kupës së Shqipërisë ka përfunduar me zhvillimin e 13 ndeshjeve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Behgjet Pacolli: Fitorja e radhës e MABCO, Apeli i Tiranës rrëzoi bllokimin e hyrjes në Terminal

Behgjet Pacolli ka reaguar në rrjetet sociale për situatën rreth Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, duke…

LEXO ME SHUME