Categories Lajme

Kodi i ri Rrugor/ Masa më të ashpra për drejtuesit e mjeteve

Parlamenti ka miratuar ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor. Me kodin e ri rrugor ashpërsohen masat për drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor kryesisht për drejtimin e automjetit pas përdorimit të alkolit, për përdorimin e celularit ose në rast se drejtuesit e mjeteve kanë kryer shkelje të përsëritura.

Midis ndryshimeve në ligj është edhe kolaudimi i automjeteve. Mjetet e reja në 3 vitet e para nuk do të kryejnë kolaudimin, mjetet e përdorura do ta kryejnë atë çdo 2 vjet nga çdo vit që ishte aktualisht, ndërsa taksitë, ambulancat dhe autobusët do të bëjnë kolaudimin një herë në vit, nga çdo 6 muaj që parashikonte ligji aktual.

Për herë të parë parashikohet ngritja e një qendre informacioni për identifikimin e drejtuesve të mjeteve, të cilëve u kaluar mbi 30 ditë afati i siguracionit. Gjoba do të jetë nga 100 deri në 400 USD, si dhe detyrimi për t’u pajisur me siguracionin vjetor. Do të ketë ndëshkime të ashpëra edhe për parkimin e gabuar.

Cilido që parkon në mënyrë abuzive 3 herë brenda një viti, përveç gjobës, do t’i hiqen pikë nga leja e drejtimit. Ndërkohë, për shoferët që përdorin celularin gjatë qarkullimit, do të gjobiten nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Në rast përsëritje 3 herë brenda vitit, do t’i hiqet patenta 3 muaj si dhe pikët.

Masat do të jenë më të ashpra për të gjithë ata që kapen duke qarkulluar në gjendje të dehur. Në raste të tilla, ligji parashikon gjobë dhe heqje e patentës deri në dy vjet.Ligji parashikon rritje të gjobave edhe për mosvënie të rripit nga shoferi nga 5 mijë deri në 150 mijë lekë si dhe nga 1 mijë deri në 3 mijë lekë në rast se nuk e ka vendosur pasagjeri.

Ashpërsim të masave propozohen edhe për drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë me makina të blinduara, që në rast mospajisje me autorizim gjobiten nga 100 deri në 200 mijë lekë apo edhe konfiskim të mjetit. Kushdo që tejkalon kufijtë minimalë dhe maksimalë të shpejtësisë do të ndëshkohet me gjobë. Ndërhyrje parashikohen edhe në sistemin e pikëzimit të lejeve të drejtimit, pasi me humbjen totale të pikëve, mbajtësit i patentës duhet të ndjekë një kurs pranë autoshkollave të licencuara e më pas t’i nënshtrohet provimit të kualifikimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec, ra në kontakt me rrymën elektrike humb jetën elektricisti , rreth 60 vjeç

Një ngjarje e rëndë është regjistruar e sot në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ tre të arrestuar (EMRAT)

Tre persona janë arrestuar në Shkodër për armë pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike…

LEXO ME SHUME