Categories Lajme

I shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me rreth 3 vite burg, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi ishte shpallur në kërkim për vënien përpara përgjegjësisë penale.

Policia bën me dije se në pranga kë rënë shtetasi me iniciale A.Sh., i cili ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë me 3 vjet e 4 muaj burgim. për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mësohet se në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.

Njoftimi policisë

Shërbimet e Seksionit të Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Remove”.

Si rezultat i këtij operacioni, në Mjull Bathore, u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim A. Sh., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Në vitin 2021, 39-vjeçari, sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka hedhur nga dritarja e automjetit, një qese me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila është sekuestruar nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME