Categories Lajme

I shpëtoi atentatit, pronari i “Wilson” ndryshon dëshminë dhe kërkon mbrojtje nga shteti

Lulëzim Masha, pronari i shkollës “Wilson” në kryeqytet i cili i shpëtoi një atentati para pak ditësh ka kërkuar mbrojtje nga shteti. Në dëshminë e tij para policisë ai ka treguar se prej disa ditësh po ndiqej nga një person pranë ambienteve të shkollës që ai administron, por nuk e kishte menduar se një atentat ishte planifikuar ndaj tij. Ai e përshkruan personin që e ndiqte si një i ri mes moshës 25-30 vjeç dhe që mbante të veshur një kapele në ngjyrë të zezë, pantallona xhinse jo shumë të errëta, me pak mjekër, esmer. Ky person më ka ndjekur mes datave 23 dhjetor 2021 dhe kam vënë re që më ndiqte me sy në afërsi të shkollës.

Ai ka treguar gjithashtu se në momentin që është qëlluar ndaj tij ai ka qenë duke shkuar në punë pasi kishte qenë te berberi. Mora makinën për të shkuar në punë mbasi jam administrator i shkollës ‘Wilson’. Unë kam dëgjuar të shtënat, shton 63-vjeçari dhe jam larguar me shpejtësi nga vendi ku më ka gjuajtur, pastaj kam kthyer mjetin nga drejtimi nga iku personi dhe pasi kam parkuar mjetin në orën 9.42 minuta kam telefonuar policinë.

Duke deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me asnjë person, Masha ka kërkuar mbrojtje nga shteti. Por në pyetje përveç tij është marrë edhe i vëllai Fatmir Masha i cili rezulton të ketë qenë më herët i dënuar nga gjykata e Tiranës me 15 vjet burgim për akuzën e vrasjes. Por sipas Top Channel, ai ka mohuar të ketë dijeni për ngjarjen. Jam larguar nga Shqipëria në 1997 dhe u ktheva para 11 vitesh ku jetoj dhe punoj pa asnjë problem. Sqaroj se kjo ngjarje nuk ka ndodhur absolutisht për shkak të të kaluarës sime. Por një dëshmitare me iniciale A.K ka treguar para policisë se Lulëzim Masha ishte i shqetësuar për të vëllain “mbasi e kishte patur problematik dhe luante bixhoz”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME