Categories Lajme

I shtrohet mamaja në spital në Itali, qytetari i revoltuar me kompaninë e sigurimeve…

Kompanitë e sigurimeve në Shqipëri në shumicën e rasteve nuk janë aq përgjegjëse sa ato premtojnë ndaj klientëve të tyre. Një qytetar ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA kompaninë e sigurimeve “EUROSIG”, sipas të cilit nuk i janë përgjigjur në rast sëmundjeje. Qytetari tregon se mamaja e tij është siguruar me kompaninë “EUROSIG” gjatë udhëtimit në Itali. Në vendin fqinj ajo është shtruar në spital, dhe për këtë arsye qytetari ka kërkuar shërbimin e kompanisë së sigurimeve.

Ai shprehet se e ka telefonuar disa herë kompaninë e sigurimeve por askush nuk përgjigjet, duke u treguar të papërgjegjshëm ndaj funksionit që ata kanë.

Qytetari ngre shqetësimin se pagesa në këtë kompani është e detyrueshme në qoftë se të duhet të udhëtosh jashtë shtetit, por më e çuditshmja është se askush nuk të përgjigjet kur vjen puna për shërbim. Qytetari ka dërguar siguracionin e prerë dhe fletën e spitalit ku është shtruar mamaja e tij, e cila nuk po merr asnjë ndihmë nga kompania ku ajo ka siguruar shëndetin në udhëtimin.

Qytetari denoncon:

Pershendetje joq kam mamin ne spital né Itali është e siguruar me ket kompani edhe keto nuk pergjigjen as ne telefon. Ku perfundojn leket e ketyre asiguazioneve te paguar me detyrim. Edhe kur ke problem nuk te pergjigjen as në telefon. Ju lutem bani publike” /JoQ/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME