Categories Lajme

I theu dy brinjë…/ Rrihte dhe kërcënonte të dashurën, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali

Autoritetet italiane kanë arrestuar ditën e sotme një 38-vjeçar me origjinë shqiptare, pasi akuzohet se keqtrajtonte partneren e tij.

Sipas mediave të huaja gjithçka nisi 30 qershorin e kaluar, kur një grua 45-vjeçare shkoi në urgjencën e spitalit San Jacopo në Pistoia për të marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të shumta në kokë dhe në pjesën e bustit.

Mjekët zbuluan se gruaja kishte dy brinjë të thyerja dhe ënjtje të ndryshme. Nga rikonstruksioni i ngjarjeve rezultoi se 38-vjeçari e kishte kërcënuar, ofenduar dhe rrahur partneren e tij.

Ai kishte shkuar në punën e saj për ta kontrolluar, i kishte parë telefonin, madje dhe i kishte kontrolluar pjesët intime për të mësuar nëse kishte pasur marrëdhënie të tjera me meshkuj.

Ndaj edhe prokurori akuzoi 38-vjeçarin shqiptar për keqtrajtim në familje dhe dhunë, por dënimi ndaj tij ende nuk është marrë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME