Categories Lajme

I tregoi gishtin e mesit protestuesve! Vjena nis verifikimet për gjestin e ambasadori Borchardt

Pas gjestit të ulët të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Berndt Borchardt, i cili pak ditë më parë provokoi banorët e “Unazës së Re” që protestonin para drejtorisë së policisë, selia e OSBE-së në Vjenë ka nisur verfikimet për përfshirjen e përfaqësuesit të saj në këtë incident.

Fakti është konfirmuar për SYRI TV nga vetë selia e OSBE-së në Vjenë e cila u kontaktua nga redaksia jonë nëse ishte njohur me ngjarjen.

“Po ne jemi të njohur me incidentin. Faleminderit për mesazhin tuaj dhe për shprehjen e shqetësimit. OSBE ka standardet më të larta të sjelljes dhe pritet që edhe të gjithë zyrtarët e saj tu qëndrojnë atyre. Këto standarde të sjelljes, zbatohen edhe përmes proceseve të forta e të brendshme të cilat ndërmerren sapo informacioni del në dritë në lidhje cfarëdo prishje të supozuar të standardeve të sjelljes. Gjithësesi, këto procese janë çështje të menaxhimit të brendshëm, të adresuara në mënyë të drejtë, transparente dhe pas një paragjykim për askënd. Prandaj ju do të na mirëkuptoni që ne nuk mund të komentojnë publikisht për asnjë proces që mund të nisë”, thuhet në përgjigjen zyrtare për Syri TV.

Në përgjigjen zyrtare të OSBE-së në Vjenë, qartazi sjellja e ambasadorit Berndt Borchardt është konsideruar si një incident dhe pavarësisht se nuk mund të jepen detaje, e-maili zyrtar flet për rregulla të forta të sjelljes së zyrtarëve të saj rigorozitetin e këtij organizmi të rëndësishëm ndërkombëtar në raport me shfaqje të tilla. Vetë ambasadori Borchardt, një ditë pas publikimit të pamjeve ekskluzive të SYRI TV, reagoi përmes një statusi në rrjetin social Tëitter duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij.

Ndërkohë prej disa ditësh presioni i opinionit publik në lidhje me incidentin ku u përfshi ambasadori i OSBE-së është gjithënjë e në rritje ku po kërkohet me ngulm largimi i tij nga Shqipëria.

Në 13 tetor, gjatë mbrëmjes kur një grup banorësh të Unazës së Re po protestonin para drejtorisë së policisë së Tiranës, patën një replikë në distancë me ambasadorin e OSBE-së Bernd Bochardt dhe shoqëruesn e tij ndërsa lëshuan drejt tyre thirrjet “Rama ik” dhe “Shame on you”. Në këtë moment, kamera ka fiksuar momentin kur ambasadori i OSBE-së i drejtohet protestuesve duke i nxjerrë dy herë gishtin e tij të mesit i cili njihet botërisht si një gjest ofendues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME