Categories Lajme

I vuri zjarr mbeturinave e për pasojë u dogjën sipërfaqe toke me të mbjella, arrestohet zjarrvënësi në Rrogozhinë

Ferit Bubeqi është arrestuar nga policia pasi dyshohet se duke djegur disa mbeturina, flakët dolën jashtë kontrollit dhe u dogj një sipërfaqe e madhe toke në Rrogozhinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë, ku shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e Bubeqit.

Ai kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, si dhe janë rrezikuar sipërfaqe të tjera toke dhe banesat përreth.

Njoftimi i Policisë: 

Rrogozhinë/Policia arreston një tjetër autor të krimit të zjarrvënies.

Ndezi zjarr, për të djegur mbeturina, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe u rrezikuan pronat përreth, vihet në pranga.

Sapo janë njoftuar për një vatër zjarri, në fshatin Ballaj Vendas, Rrogozhinë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë dhe arrestimin e autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasit F. B., banues në këtë fshat.

Shtetasi F. B. kishte ndezur zjarr në tokën në pronësi të tij, për djegien e disa mbeturinave, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur disa sipërfaqe toke të mbjella, në pronësi të tij dhe të një shtetasi tjetër, si dhe janë rrezikuar sipërfaqe të tjera toke dhe banesat përreth.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi ky veprim përbën krim dhe ndëshkohet penalisht. Gjithashtu, i fton ata që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të tillë, me qëllim ndërhyrjen e menjëhershme për shuarjen e flakëve dhe për procedimin penal të shtetasve përgjegjës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME