Categories Lajme

I zhdukur prej disa ditësh, policia e Dibrës gjen trupin e 64-vjecarit

Policia e Dibrës bën me dije se ka arritur që të gjejë trupin e 64 vjecarit Sefedin Lleshi, i zhdukur prej disa ditësh. Grupet e kërkimit të policisë në bashkëpunim me banorët e zonës kanë bërë të mundur gjetjen e shtetasit S.Ll 64 vjec, në njësinë administrative të Muhurrit. Trupi i tij i pajetë u gjet në lumin Drin, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumë.

Njoftimi i Policisë së Dibrës: Grupet e kërkimit të Policisë së  Dibrës në bashkëpunim me banorët e zonës, në vijim të kërkimeve të pandërprera përgjatë lumit Drini i Zi, për gjetjen e shtetasit S.Ll, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Muhurr, i cili dyshohej se ishte mbytur,   kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pa jetë, rreth orës 17.00 të mbrëmjes së sotme në vendin e quajtur ‘Ura e Reçit’.

Nga kqyerja paraprake e trupit të pa jetë nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe parapakisht dyshohet që shkaku i vde kjes është mbytja në lum. Vijon puna nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Mirditë, plagosen 6 kushërinjtë e mitur, 16-vjeçari humbi kontrollin e automjetit dhe u përplas me shtyllën

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në zonën e Fanit, në Mirditë, ku janë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Babë e bir shpallen në kërkim për kultivim kanabisi në Kukës, procedohet edhe kryeplaku i fshatit

Policia e Kukësit ka zhvilluar një operacion antikanabis në fshatin Gështenjë, ku ka shpallur në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Princ Leka bëhet baba për herë të dytë, publikon foton familjare

Oborri Mbretëror Shqiptar ka njoftuar lindjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princ Aleksandër i Shqiptarëve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier \ Dhuna ndaj të miturës, arrest në burg dhe në shtëpi për dy nga vajzat e përfshira! Tjetra shtrohet në spital psikiatrik

Prokuroria e Fierit ka kërkuar dhe Gjykata ka caktuar masat e sigurisë ndaj tre vajzave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Korrik 2026

Dashi Dite e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat…

LEXO ME SHUME