Kastrioti, qytetari nga Durrësi, i cili disa ditë më parë i kërkoi live ndihmën e kryeministrit Edi Rama për të gjetur bashkëshorten e tij që sipas tij ia kishin çuar pa leje në hotel. Sot është njoftuar se gruaja dhe fëmijët e Kastriot Gjonajt janë shëndoshë e mirë. Pas kërkesës së tij naive dhe të ndjerë, që shkaktoi të qeshura jo vetëm për opinionin publik, por edhe në radhët e funksionarëve, më në fund vjen lajmi i mirë. Bashkëshortja e Kastriotit, Drandja dhe dy fëmijët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore.
Pas tërmetit tragjik vetëm njeri nga djemtë, Klevisi ka pasur nevojë për ndihmë dhe pas ekzaminimit ai ka marrë mjekimin e nevojshëm. Aktualisht ata ndodhen tek kompleksi ‘Harmonia’ në Golem, ku ndodhen të strehuar edhe shumë nga banorët e tjerë të dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.
