Inxhinierja e njohur në vend Luljeta Bozo është pritur sot nga Kryeministri Edi Rama. Së bashku kanë zhvilluar një bisedë kryesisht mbi metodën e inspektimit të ndërtesave që kanë pësuar dëme pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit. Inxhinieria 77-vjeçare i ka rrëfyer kryeministrit Rama edhe merakun e saj, që ka të bëjë me mënyrën e ekspertimit të ndërtesave. Ndërsa Rama i ka propozuar Bozos të jetë pjesë në procesin e hartimit të një pakete për caktimin e standardeve për riparimin e ndërtesave të dëmtuara.
Categories
Lajme
Problemet/ Inxhinierja Luljeta Bozo, ia thotë në sy Ramës, merr një propozim të madh
