Categories Sport

Ibrahimovic: Ishte një ndeshje e mirë në një ndeshje të vështirë kundër Kosovës

Zlatan Ibrahimovic ndihet mirë që Suedia e mundi Kosovën në një ndeshje, siç e përshkroi ai, të vështirë në Prishtinë, duke këmbëngulur se është kthyer në Kombëtare për t’u ndihmuar bashkëlojtarëve me asiste në radhë të parë.

Sulmuesi i Milanit e bëri pikërisht këtë, pasi i përgatiti dy golat e para të shënuara nga Ludwig Augustinsson dhe Alexander Isak në pjesën e parë, ndërkohë që Sebastian Larsson shënoi nga penalltia në pjesën e dytë në triumfin e Suedisë 3:0 kundër Kosovën në ndeshjen e Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

39-vjeçari, i cili u kthye në kombëtare javë më parë gjashtë vjet pasi ishte pensionua, pati një paraqitje të mirë megjithëse se nuk shënoi. Duke folur pas ndeshjes në Prishtinë, Ibra tha: “Ndjesi shumë më e mirë sot, në fakt, dhe është siç kam thënë, sa më shumë kohë të kaloj këtu aq më shumë i njoh bashkëlojtarët e mi, brenda dhe jashtë fushës. Sot loja ishte shumë më e mirë në përgjithësi.” “Ne krijuam shumë mundësi dhe kishim raste të shënonim më shumë gola, por e fituam ndeshjen. Ishte një ndeshje e mirë në një ndeshje të vështirë”, shtoi ai. I pyetur për faktin që nuk shënoi gol, ai shtoi: ”Iu thashë bashkëlojtarëve, unë nuk kam nevojë të shënoj gola, do t’ju ndihmoj juve në vend së të shënoj.”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME