Zlatan Ibrahimoviç ka mbërritur më në fund në Milano dhe ky është një rikthim I bujshëm në Itali pasi ka firmosur kontratën për kuqezinjtë. Mëngjesin e sotëm atij i është rezervuar një pritje spektakolare, tifozë të shumtë të cilët u mblodhën në aeroport ndërsa ai u shoqërua nga një tjetër legjendë e Milanit, Boban.
“Jam shumë i lumtur për rikthimin këtu. Është një emocion i madh për mua. Unë gjithmonë kam thënë që kjo është shtëpia ime” – shkruan Zlatan Ibrahimoviç në rrjete sociale.
Nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur pasi sot suedezi do të bëjë testet mjekësore dhe do të firmosë kontratën ndërsa ditën e nesërme ai do të jetë gati për prezantimin. Futbollisti është rikthyer në Itali pas dakordësisë me klubin e Milanit për transfertën e tij për 6 muaj por me opsion rinovimi edhe për 1 vit tjetër.
