Categories Politike

Idrizi takon Kurtin: Me fitimin e VV, Shqipëria të mos bëjë ‘si më e zgjuar’ se Kosova se do stononte, mini-shengeni i panevojshëm

Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi ka zhvilluar një takim me kandidatin për kryeministër në Kosovë, Albin Kurti. Siç njofton zyra e shtypit, në fokus të këtij takimi ka qenë forcimi i marrëdhënieve mes dy vende, pas fitores së Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë. Idrizi ka komentuar edhe krijimi e një mini shengeni mes Shqipëri-Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, sipas së cilit është një vendim i panevojshëm, teksa thekson se një gjë e tillë i kthen vendes pas në kohë duke e krahasuar me ish-konfederatës Jugosllave. Nga ana tjetër, duke u ndalur tek fitorja e Kurtit, Idrizi tha se edhe roli i Shqipërisë duhet të ndryshojë.

“Një përfaqësi e PDIU e kryesuar nga kryetari z. Shpëtim Idrizi u takua dje me Albin Kurtin dhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes Vetvendosja në Kosovë.

Idrizi shprehu vlerësimin e tij për aktivitetin e Vetvendosjes në shërbim të çështjes kombëtare dhe për qëndresë e punën e Albin Kurtit për të ndryshuar gjendjen e Kosovës dikur në pushtim, e sot si një demokraci që po konsolidohet. Zgjedhjet ishin një test i kaluar me sukses e përbëjnë një model rotacioni, si për standartet që ruajtën ashtu edhe për rezultatin e tyre. Vota e qytetarëve të Kosovës solli një risi në politikën e vendit duke nxjerrë në skenë një brez të ri por me shumë përvojë politikanësh e së bashku me Vjosa Osmanin e LDK, e cila solli një risi të padiskutueshme në këto zgjedhje, do krijohet mundësia për një politikë të re e të suksesshme.

“Këto zgjedhje kane turbulluar dhe ujrat e ndenjura të kënetës së politikës Shqiptare dhe shpresoj që pranvera e Kosovës të vijë dhe në Shqipëri” theksoi z. Idrizi.

VV dhe PDIU kanë patur qysh herët një bashkpunim të suksesshëm si Parti që në fokusin e aktivitetit të tyre kanë çështjen kombëtare. Sot është momenti që bashkpunimi mes Kosovës dhe Shqipërisë të kthehet real e të kalojmë drejt një bashkimi ekonomik, që do jepte mundësinë e rritjes së punësimit dhe konsiderimin si një treg i madh e atraktiv për investimet e huaja. Gjatë takimit u diskutua lidhur me nevojën për të përafruar realisht sistemin arsimor e për të krijuar një model ekonomik që nuk ka barriera artificiale si ato që janë sot. Përtej deklaratave të zjarrta politike sot duhet të jetë koha për të vepruar në dobi të shqiptarëve me hapa real e duke realizuar rikthimin e shpresës në Shqipëri e Kosovë.

Lidhur me krijimin e të ashtuquajturit Schengen Ballkanik, z.Idrizi e vlerësoi si një hap jo të nevojshëm që rikthen nocione të vjetra politike si ajo e ish-konfederatës Jugosllave dhe theksoi se në Shqipëri është e nevojshme të shohim marrëdhëniet me Serbinë duke mbajtur gjithmonë parasysh interesin e Kosovës. Objektivi ynë kryesor është të integrohemi në Europë e jo të kërkojmë artifice që nuk ndihmojnë as Kosovën e as Shqipërinë.

Sigurisht që me një kryeministër si Albin Kurti, Tirana zyrtare do të moderojë qëndrimin e saj e nuk mundet të ushtrojë më as sjellje paternaliste e as të krijojë iluzione të epërsisë intelektuale sepse do të stononte dukshëm e do rrezikonte të bëhej qesharake.

Albin Kurti vlerësoi mbështetjen e qytarëve të Kosovës në këto zgjedhje dhe theksoi se puna e ardhshme do duhet të përqëndrohet në rritjen e mirqënies së tyre dhe rritjen e dinjitetit të shtetit të ri të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Bashkimi ekonomik dhe përafrimi i sistemeve tona arsimore e ekonomike duhet të jenë prioritet real në punën tonë”, shkruhet në njoftimin e shpërndarë për mediat nga zyra e shtypit të PDIU-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME