Categories Lajme

“Ike Kelush i gjyshit, ç’na e shkule shpirtin”, fjalë rrëqethëse për 15-vjeçarin që u përplas për vdekje nga makina në Sarandë

Ky është Enkelejd Çaushi. Jeta e tij u ndërpre padrejtësisht në moshën 15-vjeçare mbrëmjen e së enjtes, kur u përplas nga një makinë. Ngjarja e rëndë ndodhi në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. 15-vjeçari së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën e tyre, pasi kishte pësuar defekt. Në këtë moment një tjetër makinë i përplasi, duke lënë të plagosur rëndë 15-vjeçarin dhe një 24-vjeçar.


Siç përcjellin mediat lokale në Sarandë, Enkelejdi humbi jetën vetëm pak kohë më pas, ndërsa i plagosuri tjetër u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Për ngjarjen, Policia e Vlorës vuri në pranga shoferin e makinës që i përplasi, 20-vjeçarin Elidon Aliu (Lexo më shumë).

Ndërkohë, këtë të premte, familja Çaushi në Sarandë ka hapur dyert e mortit, ndërsa 15-vjeçari do të përcillet për në banesën e fundit në orën 15:00. Enkelejd Çaushi ishte nipi i poetit sarandiot Eduart Veli. Ky i fundit, në rrjetet sociale ndan një dedikim vërtetë prekës për 15-vjeçarin që nuk jeton më.


PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde, dheu si mund ta tresë?
Ike Kelush i gjyshit, ike dhe na le pa shpresë
S’do t’i shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div, ti ishe dy metër djalë!
Ooh, ç’na e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje!
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot, more Kelin, pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit, ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura, t’u prenë, Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
S’mund ta besoj, që s’do vish te gjyshi në Ksamil.
Ti për ne ishe vetë pranvera, më i bukuri trëndafil..!
Kelush, që ke pak orë që s’je mesh, nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt, deri sa të rroj !
Keli, Kelush… Keliiiiii!

PËRSE IKE KELUUUSH ?
Kelush pse ike kaq shpejt në qiell?
Ti për ne ishe i ngrohtë si Diell…
Përse o Zot na e bëre gjithë këtë gjëmë?
O dhimbje sa një planet e rëndë?!
Buzëqeshjen tënde,dheu si mund ta tresë ?
Ike kelush i gjyshit,ike dhe na le pa shpresë
S’do ti shohim më kaçurelat e tua mbi ballë
Ti ishe bërë si div,ti ishe dy metër djalë !
Ooh ,çna e shkule shpirtin i bukuri Kelush
Digjemi nga dhimbja jote me shumë se prush!
Ç’qe që kjo gjëmë e zezë të ënjten në mbrëmje
S’ka masë që mund ta masë të këtillë dhembje !
O Keli ne na u shemb qielli dhe malet mbi kokë
Që mbrëmë, lotët për ty i derdhëm me okë..
Çohu e thuaj një fjalë mama Jones e babit Altin
Bëra shaka thuaju dhe hidhu në qafë me gëzim!
Përse o Zot,more Kelin,pesëmbëdhjetë vjeçarë
Ai ishte rob i Zotit ,ishte më i bukuri lastarë?
Oh sa ëndërra të bukura,tu prenë,Kelush në mes
Që mbrëmë u mbyllën përgjithmonë sytë e tu të zes!
Smund ta besoj,që sdo vish te gjyshi në Ksamil .
Ti për ne ishe vetë pranvera,më i bukuri trëndafil..!
Kelush,që ke pak orë që sje mesh,nuk dua ta besoj
Aromën tënde do ta ruaj në shpirt,deri sa të rroj !
Keli ,Kelush… Keliiiiii!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME