Categories Lajme

Policia arreston shoferin 20-vjeçar që përplasi 4 persona në Sarandë

Policia arreston shoferin 20-vjeçar që përplasi 4 persona

Merr përmasa tragjike ngjarja e ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Sarandë, ku 4 persona u përplasën nga një automjet . Burime zyrtare të policisë thonë se 15-vjeçari Enkelejd Çaushi, i cili mbeti i plagosur rëndë nga kjo ngjarje, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetën në spital.

Rreth orës 21:40 të mbrëmjes së djeshme, adoleshenti së bashku me 3 persona të tjerë po shtynin makinën që kishte pësuar defekt. Ata ndodheshin në aksin rrugor Sarandë-Ksamil. Në këtë moment, një tjetër makinë që drejtohej nga 20-vjeçari Elidon Aliu i mori para. Për pasojë u plagos rëndë 15-vjeçari dhe një 24-vjeçar. Aliu u shoqërua në komisariat menjëherë pas ngjarjes, ndërsa këtë të premte policia njoftoi arrestimin e tij.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident rrugor të ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin Elidon Aliu, 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka goditur automjetin tip “Lancia”, që po shtyhej nga disa shtetas, për shkak se kishte pësuar defekt. Për pasojë humbi jetën në spital, njëri nga këta shtetas, Enkelejd Çaushi, 15 vjeç, si dhe mbeti i dëmtuar drejtuesi i automjetit “Lancia”, shtetasi D. Ç., 24 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve”, tha policia e Vlorës në njoftimin e saj për mediat këtë të premte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME