Categories Lajme, Sport

Ikën nga jeta legjenda e boksit shqiptar në moshën 82-vjeçare

Profesori i boksit shqiptar  Ramiz Leka ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 82-vjeçare. Ramiz Reka ka lindur më 17 janar 1938 në qytetin e Durrësit. Ka kryer studimet në Institutin e Lartë të Kulturës Fizike “Vojo Kushi” (sot Universiteti i Sporteve të Tiranës – UST). Nga viti 1948-1953 u inkuadrua në sportin e boksit me grupmoshën e pionierëve. Nga viti 1954 e deri në vitin 1956 është shpallur tri herë kampion kombëtar për “Junior”.

Nga viti 1957 e deri në vitin 1963 ka përfaqësuar ekipin e boksit të Partizanit. Eshtë shpallur pesë herë kampion i Spartakiadës së Përgjithshme të Ushtrisë dhe kampion kombëtar. Në vitet 1958-1963 ka qenë anëtar i ekipit kombëtar të boksit.

E filloi karrierën e tij në vitin 1948, në Durrës, në sallën e teatrit “Teuta”, sot teatri “Aleksandër Moisiu”. Pikërisht aty u mbajt takimi kombëtar i boksierëve më të mirë. Reka hapi siparin e ndeshjeve në një përballje kundër Agim Dollanit, bashkëmoshatarit të së njëjtës lagje, lagjia e dibranëve në Durrës.

Trajneri i parë i tij ka qenë Ilmi Reka dhe më pas vijojnë Sulejman Kokomani, Ymer Reçi, Vlash Fisheku dhe i ndjeri Baku Gjoni. Durrsaku fitoi shumë shpejt simpatinë e boksdashësve durrsakë, jo vetëm pse u shpall tri herë radhazi kampion kombëtar për të rinj, por, sidomos nga mënyra dhe stili i veçantë teknik i boksimit të tij.

Në vitet e mëvonshme kur “babai i boksit”, Ali Kastrati, e “thithi” nga Durrësi te Partizani, Reka jo vetëm do të përpunohej në shumë drejtime dhe do të stërvitej me ngarkesa të larta, por do të radhitej midis boksierëve më të mirë të Partizanit. Ai “tradhëtoi” Durrësin në vitin 1957 për të kontribuar në pasurimin e titujve kampionë si me Partizanin, ashtu edhe në paraqitjet dinjitoze me ekipin kombëtar të Shqipërisë. Ramiz Reka u shpall kampion me Partizanin në vitin 1961 dhe tri herë rradhazi u shpall boksieri më i mirë i Kupës së Republikës (sot Kupa e Shqipërisë) për vitet 1961, 1962 dhe 1963.

Emri i Ramiz Rekës u bë më i dëgjuar, më popullor dhe më i vlerësuar, pasi ai dha një kontribut të madh si trajner, gjyqtar dhe pedagog. Në vitin 1991, Reka u zgjodh Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Boksit, ku hodhi themelet për anëtarësimin e Shqipërisë në AIBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit Amator). Kontributi i tij ka qenë i madh edhe si mësues i edukimit fizik, por më shumë i ndjeshëm si pedagog në ish-Institutin e Fizkulturës “Vojo Kushi” si specialist i gjimnastikës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME