Categories Sport

Ilir Daja me Covid-19? Reagon zyrtarisht Partizani: Ja e vërteta e lajmit…

Klubi i Partizanit, ka përgënjeshtruar lajmin që po qarkullon në media ku thuhet se trajneri Ilir Daja është infektuar me Covid-19. Gjatë një reagimi zyrtar të Partizanit thuhet se lajmi është i pavërtetë pasi Daja gëzon shëndet të plotë dhe do të jetë prezent në duelin kundër Teutës.

NJOFTIM PËR MEDIA: Duke marr shkas nga lajmi që po qarkullon sot në disa media vizive dhe ato të shkruara, të cilat njoftojnë se traineri ynë Ilir Daja është infektuar me Covid-19, saktësojmë se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë. FK Partizani garanton se traineri Ilir Daja gëzon shëndet të plotë dhe aktualisht është prezent në hotel i grumbulluar së bashku me ekipin për sfidën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të luhet sot në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena”. I tërheqim vëmendjen mediave të caktuara të jenë më të përgjegjshëm dhe profesionist në informacionet që përcjellin. Në çdo moment të kontaktojnë strukturat përkatëse të klubit FK Partizani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME