Categories Lajme

Ilir Meta i papërmbajtshëm: Popullin do ta ngre unë, po vjen momenti final, jam lideri i Shqipërisë sot!

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ka folur me një ton majft të ashpër ndaj kryeministrit Rama dhe ka paralajmëruar se ai do të ngrejë popullin, në një “moment final” për t’u përballur me të keqen. Meta tha se, ai është lideri i Shqipërisë sot dhe se populli do të ngrihet bashkë me të.

“Mos ki merak fare, popullin e ngre unë dhe vetëm një herë do ta ngre, në ditën e fundit! Tani po vjen momenti final, kam detyrë t’i paralajmëroj të gjithë. Se mos thonë presidenti bëri një gjë që nuk na tha! Ky po e fton popullin në referendum. Presidenti bën çdo gjë që kohën e duhur!

Këtë krizë nuk e kam krijuar unë, por Edi Rama dhe disa ndërkombëtarë palaço, që shyqyr që nuk janë më në Shqipëri, për t’i dhënë Edi Ramës reformën në drejtësi.

Do e shohim kush është më i forti, më i forti është populli shqiptar. Do ta shohim! Edhe në 2 mars, thatë nuk do të dalë njeri, por unë sot, nuk dal dot në rrugë, sepse më thonë njerëzit , ‘shpërndaje’.Unë jam lideri i Shqipërisë sot, populli shqiptar me mua, s’më interesojnë fare partitë, më intereson e ardhmja e Shqipërisë”, tha Meta./TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME