Categories Sport

Immobile lë pas Ronaldon për “Këpucën e Artë”

Lazio fitoi 2-1 me përmbysje ndaj Cagliarit dhe siguroi matematikisht vendin e katërt në Serinë A, por ende jo zyrtarisht pjesëmarrjen në Champions League (e humbet nëse Napoli fiton Championsin dhe Roma Europa League-n).

Bardhekaltrit prishën serinë e rezultateve negative në “Olimpico”, ku deri në fillim të pjesës së dytë u dha përshtypja se skuadra e drejturar nga Simone Inzgahi nuk do të kishte forca për të ndryshuar kurs në këtë fund sezoni.

Ishullorët e mbyllën pjesën e parë në epërsi të një goli, që u realizua nga Simeone në limitet e kohës së rregullt të këtij fraksioni. Bardhekaltrit reaguan sapo nisi pjesa e dytë me Milinkovic-Savic, i cili tundi rrjetëm me një goditje spektakolare fluturimthi nga jashtë zonës.

Golin e përmbysjes 2-1 e realizoi Ciro Immobile, i cili u asistua mjeshtërisht nga Luis Alberto dhe u tregua saktë përballë portierit. Sulmuesi i Lazios (31) me këtë finalizim lë pas Cristiano Ronaldon në garën për “Këpucën e Artë” (30).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME