Categories Lajme

Inagurimi i Biden/ Kryeministrja skoceze refuzon Trump: Nuk presim njerëz për të luajtur golf në mes të pandemisë

Donald Trump është paralajmëruar sot se nuk do të lejohej të hynte në Skoci për të luajtur golf, ndërsa është këshilluar që të merrte pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur Joe Biden. Kryeministrja Nicola Sturgeon paralajmëroi se ish-presidenti në çdo udhëtim përtej Atlantikut do të shkelte bllokimin që ka vendosur qeveria e saj për shkak të pandemisë pas festave. “Nuk presim njerëz në Skoci, veçse për nevoja esenciale”, tha Sturgeon. “Dhe golfi nuk hyn në nevojat esenciale”, vijoi ajo. Kryeministrja Sturgeonnjoftoi bllokimin e Skocisë mbrëmjen e kaluar, duke ndaluar të gjitha udhëtimet brenda dhe jashtë vendit ndërsa rastet e Covid-19 rriten.

E pyetur sot në një konferencë për shtyp në lidhje me një udhëtim të mundshëm nga Trump në një konferencë sot, Sturgeon theksoi se ishte e paligjshme të udhëtosh brenda ose jashtë Skocisë pa një arsye të fortë. “Ardhja për të luajtur golf nuk është ajo që unë do ta konsideroja si një qëllim thelbësor”, tha ajo. Ndërkohë, aeroporti i Glasgow, 30 milje nga vendpushimi i golfit Turnberry i Trump në Ayrshire, thuhet se është paralajmëruar të presë një avion që ai përdor në 19 janar, një ditë para inaugurimit të Biden.

Përurimi i Biden si presidenti i 46-të do të zhvillohet në Uashington DC të nesërmen në një ceremoni të vogël për shkak të pandemisë, shkruan Daily Mail! Shtëpia e Bardhë ka refuzuar vazhdimisht të thotë se çfarë do të bëjë presidenti në largim kur Biden të përurohet në 20 janar, duke nxitur spekulime nëse Trump do të marrë pjesë në ceremoni. Judd Deere, zëvendës sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë, i tha Fox News: “Kur Presidenti Trump të ketë një njoftim në lidhje me planet e tij për 20 Janar, ai do t’ju njoftojë”.

Por Aeroportit Prestwick i është thënë të presë në 19 janar mbërritjen e një avioni ushtarak amerikan Boeing 757, të përdorur më parë nga Trump, sipas Sunday Post. E pyetur në lidhje me spekulimet se Trump mund të udhëtonte në Skoci për të shmangur inaugurimin, kryeministrja Sturgeon tha: “Unë nuk kam ide se cilat janë planet e udhëtimit të Donald Trump, do të isha e lumtur ta dija”. “Shpresoj dhe pres që, siç e mund ta presin të gjithë, se plani i udhëtimit që ai ka menjëherë është të dalë nga Shtëpia e Bardhë. Por përtej kësaj nuk e di. Ne nuk po lejojmë që njerëzit të vijnë në Skoci pa një qëllim thelbësor tani dhe do të vlente për të, ashtu si vlen për këdo tjetër“, deklaroi kryeministrja skoceze.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME