Eshtë inaguruar mbrëmjen e enjte në Vlorë Dhoma e tregtisë italiane në Shqipëri.Ceremonia është zhvilluar pranë Konsullatës së përgjithshme të Vlorës edhe në kuadër të edicionit të 4 –t të Javës së Kuzhinës italiane në Shqipëri.Të pranishëm në këtë ceremony autoritete italiane dhe shqiptare,kryebashkikaku i Vlorës Dritan leli,prefekti i Gjirokastrës ,kreu I dhomës së tregtisë dhe industrisë Vlorë,përfaqësues të PIAS Takimin inagurues e ka celur konsullja Luana Micheli Desk-u, ecila do të nisë punën nga 1 Janari 2020 e sipas aurtoriteteve synon të jetë një pikë kontakti për të gjithë sipërmarrësit italianë që dëshirojne të investojnë ose që kanë investuar në jug të vendit ,të identifikojë mundësi biznesi për kompanitë shqiptare në tregun Italian si dhe për të bërë të mundur një shtrirje më të gjerë në vënd. Qëllimi I Desk-ut është dhe krijimi i kontakteve me autoritetet locale për cdo cështje administrative ,fiskale dhe doganore. Ndër objektivat prioritare të Dhomës është krijimi i një klime të favorshme për biznesin Italian ,tërheqja e investimeve italiane në Shqipëri dhe promovimi i imazhit të biznesit Shqiptar në Itali. Ceremonia ka vijuar me një darkë me teme “Dieta mesdhetare nga Italia në Shqipëri ,Udhëtim nepër aromat e Cilentos “,nën kujdesin e Insitutit Ancel Keys.

