Categories Lajme

Si ikin ditët…( …një përshpirtje për mikun tonë…)

Si ikin ditët…
Ikin me ritmin e tyre hyjnor, rregullisht dhe tmerësisht preçiz…duke na i lënë ne tokësorëve numërimin e tyre herë ngarkuar me padurim hareje dhe herë me ankth dhimbjeje. Ditë pas dite, u bënë dyzet…
Ishim mësuar, në të perditëshmet tona, të takoheshim, të përshëndeteshim qoftë edhe me një telefon , të komunikonim, të diskutonim, të debatonim edhe seriozisht, pastaj po seriozisht të qeshnim, të gëzonim dhe argëtoheshim duke u imponuar mjeshtërisht prej tij që edhe stresin dhe hallet më të rëndësishme ti kalonim buzagaz.
Ishim mësuar deri diku edhe me mungesat e përkohëshme, krijuar nga lëvizjet e shpeshta të tij nëpër botë , pasi punët dhe bizneset e shumta nuk mund ta mbanin dot kurrë në një vend, aq më shumë një njëri si Edin.
Ishim mësuar me dashuritë e tij të mëdha për familjen, për punën por edhe per Kuçin e tij te historise dhe prejardhjes së tij familjare…Siç ishim njohur edhe me dashurinë jo të zakontë që ai kish për Vlorën , Sazanin apo gjithë Labërinë. Ja dinim pasionet e tij të herëshme qysh nga fëmijëria për detin dhe pikturën po aq sa edhe për të bukurën , artin dhe sportin. Për udhëtimet, historinë, turizmin për gjithëshka . Ishim mësuar me altruizmin e tij , me mirësinë, butësinë dhe zemërgjerësinë që i buronin pakufi nga thellësia e shpirtit…
Ishim mësuar me gjithëshka të tij…por kurrësesi me këtë ikjen e pakuptimtë dhe të përgjithëmontë…
Dyzetëditë pa Edin tonë..
Nga domethënia religjioze nga sot, shpirti tij nis rrugëtimin drejt parajsës në përjetësinë e botës së tij të amëshuar , duke na lënë në zbrazëtirën dhe boshllëkun e pazëvendësuar…
Nuk po mësohemi dot pa ty, vëllai ynë..
Na duket sikur pas çdo dite që kalon , shakaja jote do të marrë fund dhe ti do të rikthehesh me atë shpengimin tënd , aty në hyrjen e çdo dere të lënë hapur për mezipritjen tënde… Dhe do të hysh i çlirët e vrullëplot siç je ti…hokatar dhe gaz shumë siç di ti, duke qeshur me të madhe paskëtaj… do gjëmosh me atë zërin tënd kumbues për të prishur këtë qetësinë tonë të mpirë nga e papritura, dhe mpakur nga dhimbja…e që të cilën ti kurrësesi nuk e duron…
” – Eeej po çkeni kështu ? Tunduni…ja tek jam…Nje shaka ishte, ndaj mos më rrini ashtu po hajdeni qeshuni dhe gëzohuni…Po, po gëzohuni…se e tha mire dikush aty nga ju : që mos të hidhërohemi që na Iku por të gëzohemi që e patëm…Dhe une isha dhe do të jem përjetësisht me ju…në çdo mendim tuajin, në cdo hap tuajin,në cdo mirësi dhe gëzim tuajin. Nga Genc Demiraj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME