Categories Lajme

Inceneratorët/ Vasili: Ditë kritike për Shqipërinë, SPAK-u nuk ndihet

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili u shpreh sot se qeveria nuk po kujdeset për naftëtarët në Ballsh. Vasili gjatë një deklarate për mediet deklaroi se “gratë naftëtare janë ngujuar në një grevë urie të paprecedent në Ballsh”.

“Vetëm ky fakt do të rrëqethte këdo njeri normal dhe ka rrëqethur tërë Shqipërinë pasi gratë punëtore dhe nëna njëherazi ndodhen në grevë urie thjesht dhe vetëm për diçka. Për djersën e ballit të tyre e cila iu është grabitur, iu është vjedhur, iu është plaçkitur”, – u shpreh Vasili.

“E njëjta qeveri që paguan 10 milionë euro për incenerator që nuk punojnë në Fier edhe në Tiranë, për koncesion që shkon 370 milionë euro, paguajnë për inceneratorë miliona që nuk punojnë, nuk ekzistojnë. Sot është një ditë shumë kritike për Shqipërinë. SPAK-u i famshëm ka ditë të tëra që nuk ndihet, ndërkohë që hajdutët dhe hajdutëria me inceneratorët është atje në mes të sheshit, e shohin të tërë, edhe qytetari më i fundit e di”, – theksoi Vasili.

“Sot SPAK-u është në provë, ndan përfundimisht bashkëfajësinë dhe bashkëhajdutërinë me qeverinë, ose do të hetojë e do t’i çojë përpara drejtësisë ata. Ne po mbajmë shënim çdo ditë të kaluar që SPAK-u mbyll gojën, SPAK-u nuk lëviz gishtin, do të thotë ortakëri me hajdutërinë, do të thotë bashkëfajësi, do të thotë bashkëpërgjegjësi, për të cilën do duhet të përgjigjet njëlloj si qeveria. Hajdutët e kanë kryer hajdutërinë e tyre, detyrën për t’i hetuar, për t’i çuar përpara drejtësisë e ka SPAK-u. Një provë e hekurt, e pakapërcyeshme: ose me hajdutët e me krimin, ose me ligjin. Rrugë të mesme nuk ka”, – vijoi Vasili.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME