Categories Lajme

Incident i rëndë diplomatik. Ministri i Jashtëm grek anulon vizitën në Libi sapo zbret nga avioni

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias i cili kishte planifikuar të zhvillonte një vizitë zyrtare në Libi nuk ka zbritur nga avioni pas mbërritjes së tij në Tripoli. Ai është kthyer mbrapsht pa dhënë shpjegime.

Kjo ka shkaktuar një incident të rëndë diplomatik mes të dy vendeve.

Ministria e Jashtme e Libisë ka dhënë një deklaratë lidhur me çështjen, ku dënohet sjellja e ministrit grek. po ashtu ministria e jashtme e Libisë thotë se do të marrë masat e duhura diplomatike që ruajnë prestigjin dhe sovranitetin e shtetit libian.

Në deklaratë nënvizohet gjithashtu se homologia e tij libiane ndodhej në aeroport për ta pritur atë në përputhje me normat diplomatike.

Por Athina e ka një shpjegim për incidentin e shkatuar. Sipas palës greke Tripoli nuk ishte në programin e udhëtimit të ministrit të jashtëm në Libi por kreu i shteti Mohamed Menfi i ka kërkuar ministrit grek të shkojë në Tripoli për një takim. Takimi ishte caktuar me kushtin që aty të mos ishte asnjë person tjetër përveç dyshes  por prania e ministres së jashtme libiane duket se ka thyer kushtin e vendosur nga Dendias.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME