Categories Lajme

Indeksi i perceptimit të korrupsionit, Braçe: Më i mirë se çdo tregues i tillë në 8 vite qeveri të PD-së

“Indeksi i këtij viti është 35, është indeks më i lartë se çdo indeks i tillë në 8 vite qeveri të PD”, tha sot zëvendëskryeministri Erion Braçe, ndërsa i përgjigjet kryetarit të PD-së Lulzim Basha në lidhje me indeksin e korrupsionit, ku sipas tij, referuar raportit të TI, Shqipëria ka zbritur në 7 vende.

“Po, në këtë vend ka korrupsion. Jo si perceptim, por si fakt. Korrupsion politik, administrativ, korrupsion në shërbime publike, në nivel qendror e vendor, edhe me keq, korrupsion në sistemin e drejtësisë! Po e përsëris, jo si perceptim por si fakt! Një sistem drejtësie politik, klientelist e i korruptuar, asfare efikas, i ka dhënë imunitet gjithë sistemit politik, i cili, për natyrë mbron çdo grabitës, hajdut, abuzues në politikë, administratë, agjenci publike;29 vite i qëndrueshëm ky imunitet. Madje madje, ky sistem drejtësie, dhënien e imunitetit e ka kthyer ne biznes kolektiv, e tregton me para. Edhe ky nuk është perceptim por fakt!. Kam një rast të fundit kur ky sistem, me dhunë e përmbarim, ka kthyer në Tatime Tiranë një hajdut politik!”- tha ai.

Braçe shtoi se ndaj ky raport nuk e emocion më. “Thjesht me shërbeu sot me arkivin e tij sapo dëgjova Lulzim Bashën të fliste për korrupsionin e sotëm, të kësaj qeverie, vetëm te saj; Shikoni tabelat; Indeksi i këtij viti është 35, është indeks më i lartë se çdo indeks i tillë në 8 vite qeveri të PD. Më i lartë se 3.4 me bazë 10 në 2008, se indeksi i dytë më i larti i  tyre 33 me bazë 100 në 2012. Mbi këto fakte, Lulzim Basha nuk është një virgjëreshë. Që nga 2006 në 2015 ka qenë në pushtet, ka një akuze të pagjykuar si ministër, ka një akuzë tjetër të pagjykuar si kryetar partie, ka një akuzë publike të pa hetuar e pa gjykuar për vrasje si trim me pushkë; është produkti më i qartë i imunitetit që ka ndarë sistemi! është copë e indeksit!”

“Kaq për të! Tani, indeksi i shpallur sot, referuar akteve të vitit 2018 e me tej, është i dyti më i ulët ne 6 vitet e fundit, ndjeshëm më i ulët se indeksi 39 i shpallur në 2016. Kjo më shqetëson. Një seri reformash nga ajo e Drejtësisë-institucionet e reja po pastrojnë e ndërtohen, deri tek kjo e shërbimeve online, duhen energjizuar për të marrë rezultat mbi korrupsionin. Por edhe më shumë. Unë besoj se ashpërsia ndaj çdo akti korruptiv sado i vogël qoftë, bën punë, pa parë ofiqin, anën, fisin e miqësinë. Një mur i tillë i ashpër, funksionon. Po e bëjmë, do e ngremë këtë mur. Me fuqinë që vendosëm heqjen e imunitetit partiak mbi çdo politikan nën akuzë. Veç ne e zbatojmë këtë!”, u shpreh Braçe. /j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME