Vajzat dhe gratë janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve shëndetësore, krahasuar me djemtë dhe burrat.
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm i Kujdesit Shëndetësor thotë se statistikat tregojnë se nga 482.716 kontrolle të kryera gjatë vitit 2019, 60% prej tyre janë gra dhe
40% burra.
“Kontrolli Mjekësor Bazë. Statistikat tregojnë se femrat janë më të kujdesshme për kryerjen e kontrolleve shëndetësore, krahasuar me meshkujt. Nga 482.716 kontrollet e kryera gjatë vitit 2019, 60% janë femra, 40% meshkuj”, -thonë specialistët e FSDKSH.
Që nga viti 2015, kur ka nisur ky program, kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë
1.802.183 qytetarë. Nga këta: 1.096,600 femra dhe 705.583 meshkuj.
Prej prillit 2015 zbatohet në të gjithë vendin programi i kontrollit shëndetësor bazë pa pagesë për të gjithë shtetasit rezident të grupmoshës 35-70 vjeç. Përveçse qytetarët e kanë përfituar falas këtë shërbim shëndetësor, kontrolli mjekësor bazë ka ndikuar edhe në uljen e kostove të trajtimit të tyre, duke ulur invaliditetin dhe mortalitetin nga sëmundjet jo të transmetueshme. z.tosku
