Categories Lajme

Indeksimi i pensioneve, Rama: Dy herë brenda vitit, nuk kemi bërë mjaftueshëm, por iu gjendemi pranë për të përballuar goditjen nga inflacioni

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për indeksimin e pensioneve në bashkëbisedimin me qytetarët dhe gazetarët.

Rama tha se nuk është bërë mjaftueshëm për me indeksimin e dytë që e çon në një rritje me 15 mijë lekë të vjetra pensionin, iu gjendemi pranë pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni.

“Kjo është një çështje shumë sensitive, është një çështje e shqetësimit tim dhe tonë të përditshëm. Sado ne t’i ngremë pensionet asnjëherë nuk do mund t’ia themi vetes, pensionistëve jo e jo që kemi bërë mjaftueshëm. Ne kemi ndërhyrë për herë të parë në gjithë historinë e këtyre viteve për të riindeksuaar pensionet dy herë brenda vitit.

Po t’i referohemi situatës në aspektin e numrave kemi një rritje afro 10% të pensioneve krahasuar me një vit më parë. Kemi bërë dy indeksime në mënyrë që t’i gjendemi pensionistëve për të përballuar goditjen nga inflacioni në ushqimet bazë. Fakt që pensioni është rritur me mesatarisht 15 mijë lekë në krahasim me ku ishte.

Nuk është shumë, por është shumë më shumë se sa ishte në një situatë si kjo kur çdo rritje është e nevojshme për të përballuar të përditshmen. Po të shikoni normën e inflacionit, kemi nga M. Veriut afro 17%, Kosova 13%, Serbia mbi 13 %, ndërkohë që rritja në Shqipëri e gushtit ka qenë 8%.

Në totalin e vet inflacioni në Shqipëri është 6 e diçka %, ndërkohë që vijmë në vendet e rajonit me mbi 10-11%. Këta janë shifra të Eurostat. Patjetër që duhet bërë më shumë. Rritja që vjen me valën e dytë të mbështetjes, jo vetëm për pensionistët, por për shumë të tjerë është një rritje e qëndrueshme, jo me një paketë që ka afat, por rritje e qëndrueshme”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Probleme me platformën shtetërore e-albania, DW: I gjithë shteti online është i bllokuar

Prej disa ditësh platforma e-Albania po përballet me një bllokim teknik serioz, që ka sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën teksa luante futboll, zbulohen detaje nga vdekja e 42-vjeçarit në Vlorë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Novoselë. Gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamje e rrallë! Zbatica zbulon rërën në plazhin e vjetër në Vlorë dhe Zvërnec

Mëngjesi i së premtes e ka gjetur detin në zonën e plazhit të vjetër dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Topi e godet në gjoks teksa luante futboll në ‘kalçeto’, ndërron jetë 42-vjeçari nga Vlora

Një ngjarje tragjike është shënuar në Vlorë natën e Krishtlindjes, pasi një 42-vjeçar ka ndërruar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

Pas uniformës së hekurt të një drejtuesi policie, fshihej një baba i përkushtuar që linte…

LEXO ME SHUME