Categories Lajme

Indianët “pushtojnë” Vlorën, mbi një mijë të punësuar në fasoneri, hoteleri-turizëm e ndërtim

Nevoja për të punuar dhe shpresa për një jetë më të mirë sjell në Vlorë çdo vit me qindra punonjës që vijnë nga India. Ata punojnë kryesisht në fabrikat e fasonerisë, me kontrata 2-vjecare pune, ku përfshihet akomodimi dhe ushqimi. Indianët që gjenë sot në Vlorë, tregojnë se krahas punës kanë mbetur të mrekulluar edhe me qytetin si dhe me mikrëpritjen që kanë gjetur në Vlorë.

“Emri im është Abdulahim, pak ditë më parë kam ardhur në Shqipëri, për të punuar në një fabrikë këpucësh.Vlora duket një qytet i mirë dhe jam i lumtur.Unë kam një kontrat dhe do të punoj këtu për dy vite. Këtu paguhem mirë. Është pagë e mirë dhe jam i lumtur.Puna është shumë e mirë. Më pëlqejnë njerëzit në Vlorë. Ushqimi dhe akomodimi për ne janë falas”, tha njëri nga emigrantët.

“Emri im është Nasbullashan.Unë vij nga Kalkuta e Indisë. Vij nga qyteti i Nënë Terezës.Kemi disa ditë që kemi ardhur në Vlorë. Qyteti po na pëlqen shumë. Këtu punojmë në një fabrikë që prodhon këpucë. Puna duket e mirë. Rroga që marim ne është e mirë. Kjo rrogë në Indi është e mjaftueshme, shumë shumë e mirë. Përkthyer në lekun indian, 35 mijë rupi”, shtoi një tjetër.

“Unë vij nga India gjithashtu.Vij në Vlorë për punë. Unë kam mbërritur këtu pak ditë më parë.Puna këtu është mirë. Rroga gjithashtu.Është shumë mirë për mua”, deklaroi emigrant tjetër. Nga të dhënat e siguruara rreth 1000 shtetas nga india rezultojnë të jenë të punësuar në qarkun e Vlorës, 5 vitet e fundit kryeisht në sektorë si manifekturat, hoteleri-turizëm si dhe ndërtim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME