Categories Lajme

Infektohet punonjësja e fasonerisë në Berat, mbyllet reparti ku punonte, pozitivë dhe katër pensionistë

COVID-19 ka regjistruar edhe një rast të ri pozitivë në një fasoneri në qarkun e Beratit. Një punonjëse ka rezultuar e infektuar me Coronavirus dhe kjo ka bërë që Drejtoria e Higjenës në Berat të dezinfektojë dhe të mbyllë përkohësisht repartin ku ajo punonte. Rasti i konfirmuar me Covid-19 në fasoneri është një grua 44-vjeçe. 44-vjeçarja është nga qyteti i Beratit dhe ishte me leje në momentin që ka marrë përgjigjen e tamponit të bërë, pas shenjave të infektimit që kishte shfaqur prej disa ditësh.

Gruaja është karantinuar në banesën e saj, ndërkohë që tamponin e kanë kryer edhe disa punonjëse të afërta me të në repartin ku ajo punonte, nga frika e infektimit. Edhe katër pensionistë, tre në Berat dhe një në Kuçovë kanë rezultuar të prekur me Covid-19 por ende nuk dihet se ku dhe nga kush janë infektuar, pasi nuk janë  kontakte të rasteve të mëparshme. Mjekët epidemiologë në Berat bëjnë me dije se, po kryejnë hetimin epidemiologjik të personave të kontaktit të katër rasteve të reja të pensionistëve të konfirmuar “pozitivë” në Berat e Kuçovë, që rezultojnë të jenë raste të reja. Aktualisht në qarkun e Beratit janë 71 raste aktivë me Covid-19,të cilët janë të karantinuar në banesat e tyre dhe janë në vëzhgim të vazhdueshëm të forcave të policisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME