Categories Lajme

Kapen pesë persona në Tiranë, Policia: Ja për çfarë akuzohen

Arrestohen në flagrancë pesë shtetas në Tiranë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim. Policia e Tiranës ka dhënë sot detaje nga aksioni për arrestimet e kryera në 24 orët e fundit, përfshirë edhe të riun, që u vu në pranga pas përndjekjes dhe plagosjes me thikë ndaj vajzës që i ishte bërë ‘fiksim’.

Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 36 vjeç, pasi tek stacioni i autobusëve Vorë-Tiranë, pasi e ka përndjekur për një kohë të gjatë, ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur me një mjet prerës (thikë) shtetasen B. B., 30 vjeçe, e cila pas marrjes së mjekimit u largua për në banesë. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G., 21 vjeç, pasi në bulevardin “Indrit Cara”, në Kavajë, u kap duke drejtuar motorin pa lejen përkatëse;D., 53 vjeçe, pasi në rrugën “Sandër Prosi” ka aksidentuar këmbësorin me iniciale G. Z.,14 vjeç, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë ecjes mbrapsht ky mjet është përfshirë në përplasje edhe me 2 mjete të tjera që ishin të parkuara.

B., 35 vjeç, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në matjen e parë në masën 0.74 mg/litër dhe në matjen e dytë në masën 1.50 mg/litër Nga seksioni për Hetimin e Krimit Financiar dhe Ekonomik u bë ekzekutimi i vendimit për shtetasin në kërkim A. R., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale ”Falsifikim i formularëve, vulave ose stampave”, “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME