ër shkak të gabimeve individuale në përgatitjen e vaksinës, tetë punonjësve të një shtëpie pleqsh në Stralsund, në Gjermani, iu dha pesëfishi i dozës së vaksinës kundër coronavirusit. Pas incidentit të dielën, shtatë gratë dhe një burrë u dërguan në shtëpi, sipas të përditshmes gjermane “Bild“. Sipas autoriteteve të rrethit Formpomer-Rigen, katër persona të vaksinuar kërkuan pranim në spital për të monitoruar zhvillimin e situatës.
Gjatë përgatitjes së injeksionit, mjeku kompetent padyshim e anashkaloi informacionin në paketim. Por fatmirësisht të moshuarit nuk patën komplikacione pas injektimit të sasisë së tepërt të vaksinës.
