Categories Lajme

Inspektimet/ ISHSH gjobë 17 subjekteve që shkelën masat mbrojtëse

Numri i personave të infektuar me koronavirus në vend është rritur ndjeshëm ditët e fundit, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka ndëshkuar sot me gjobë 17 subjekte, të cilët u gjetën duke shkelur protokollet e sigurisë. Me një shënim në rrjetet sociale, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vend u realizuan 985 kontrolle, ndërsa paralajmëron për zero tolerancë ndaj çdo subjekti që nuk do të respektojë masat e sigurisë. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë apelon qytetarët që të respektojnë masat parandaluese të COVID-19 si distancimin fizik, maska në ambiente të mbyllura, higjiena personale etj,.

Postimi i plotë: ISHSH, çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve për mbrojtjen nga COVID19, zero tolerancë ndaj çdo subjekti. Vetëm gjatë ditës së djeshme, datë 13.06.2020, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, realizoi 985 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

Janë marrë 17 Masa Administrative me gjobë në subjektet të cilat janë gjetur në shkelje, duke mos marrë masat mbrojtëse, për të respektuar distancimin social dhe protokollet e miratuar. Inspektimet dhe monitorimi vijojnë çdo ditë, por kërkohet vetëndërgjegjësim i të gjithë subjekteve dhe qytetarëve sepse respektimi i masave i shërben shëndetit të të gjithëve!

MSHMS apel qytetarëve: Parandaloni përhapjen e COVID-19 duke respektuar rregullat:

Ruani distancën nga njëri tjetri,

mbani maska në ambientet e mbyllura ku nuk është e mundur të ruhet distanca,

ruani higjienën personale,

bizneset dhe institucionet të zbatojnë protokollet e sigurisë,

mbroni veten dhe të tjetër në mënyrë që të kufizojmë sa më shumë që të jetë e mundur përhapjen e COVID19. Ruani shëndetin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME