Categories Lajme

INSTAT: Çmimet e ushqimeve dhe qirave rrisin inflacionin

Rritet minimalisht inflacioni në muajin e parë të këtij viti, krahasuar me muajin dhjetor. Sipas të dhënave të INSTAT-it, në janar indeksi i çmimeve të konsumit u rrit 1.5%. Kjo rritje ishte 1.1% në muajin dhjetor.Ndikim për këtë muaj ka dhënë kryesisht grupi i ushqimeve dhe grupi i qirave. Referuar statistikave, rritja e çmimeve tek ushqimet dhe pijet joalkoolike ka qenë 0.92% dhe çmimet e qirave 0.31%. Ndërkohë që, krahasuar me muajin dhjetor, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e ndjeshme, përkatësisht 4.4 dhe 1.3%, duke dhënë kështu edhe kontributin më të madh në rritjen e inflacionit.Gjithsesi, inflacioni mbetet shumë larg objektivit të Bankës së Shqipërisë që është nga 2 deri në 4 për qind, me një mesatare 3%. Po ashtu, ky nivel është edhe më i ulët se në janar të 2019-ës, kur inflacioni ishte 1.9%. Viti që lamë pas, bazuar në të dhënat e INSTAT-it, është mbyllur me inflacion në nivelin e 1.1%.Grupi i veshjeve e këpucëve dhe ai shëndet e komunikim kanë shënuar ulje të çmimeve. Inflacioni i ulët është një sinjal, që, sipas ekspertëve, flet për konsum të dobët. Sikurse deklaroi dhe guvernatori Gent Sejko pak ditë më parë, këtu ka ndikuar edhe tërmeti i 26 nëntorit, që solli dhe rënie të ndjeshme të konsumit në qytetet ku qarkullimi i mallrave është më i lartë. Po ashtu, sipas Bankës së Shqipërisë në rënien e këtij treguesi ndikon rritja e ulët e pagave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME