Categories Lajme

INSTAT: Gratë në Shqipëri renditen të tretat për obozitetin

24.4% e grave në vend konsiderohen obeze, sipas Anketës Demografike dhe Shëndetësore të INSTAT, të vitit 2018, për grup-moshën 15-59 vjeç. Ky tregues matet me Indeksin e Masës Trupore (BMI), që shpreh raportin e pesshës në kg ndaj gjatësisë në metër katror (kg/m2). Niveli mbi 30 konsiderohet obez, 25-29.9 mbipeshë, nga 18.5-24.9 është normal dhe nën 18.4 nën peshë.

Sipas të dhënave të tjera të Eurostat, Shqipëria renditet e treta në Europë, për nivelin e lartë të obezitetit të grave, pas Irlandës (28.1% e popullsisë) dhe Maltës (24.5). Pas nesh renditet Turqia (23.1%). Nga vendet e rajonit të dhënat janë vetëm për Serbinë, ku përqindja e grave që konsiderohet obeze është 11.8%. Nivelin më të ulët të obezitetit në Europë te gratë e kanë rumunët (8.3%) dhe italianët (11.4%). Mesatarja e Bashkimit Europian është 14.1%. Burrat më pak obezë në Shqipëri, ndryshe nga Europa. Sipas Eurostat, në të gjitha Shtetet Anëtare të BE, një pjesë më e lartë e burrave sesa gratë ishin mbipeshë në 2019, me diferencat më të mëdha të regjistruara në Luksemburg (59% e burrave kundrejt 38% e grave), Çeki (70% vs 51%) dhe Qipro ( 59% kundrejt 41%).

Në Shqipëri, obeziteti te burrat është më i ulët sesa te gratë. Sipas INSTAT 18.1% e meshkujve e kishin treguesin BMI mbi 30, duke u renditur në vendin e 13. Obeziteti më i lartë në Europë te meshkujt është në maltë (29.7%), Irlandë (24.5%), Hungari (23.7%). Mesatarja e bashkimit Europian është 15.5%. Ashtu si te gratë, niveli më i ulët i obezitetit është në Rumani (9.9%) dhe Itali (11.6%). Qytetet më “elegante” dhe më të “shëndosha” Sipas INSTAT, qytetet shqiptare ku gratë kanë nivelin më të lartë të BMI janë Elbasani (20.5%), Berati (20.3%), ndërsa më i ulëti është në Kukës (12.2%). Për burrat, rekordin e mban Berati (20.8%), i ndjekur nga Fieri me 17.5% dhe Durrësi (17.2%).

Burrat fillojnë e shëndoshen pas moshës 50 vjeç, ku niveli i obezitetit arrin 31.5% për grupmoshën 50-59 vjeç, nga 13.4% për 15-49 vjeç. Edhe për gratë obeziteti kërcen pas kësaj moshe, duke arritur në 45.6% për grupmoshën 50-59 vjeç, nga 16.4% për 15-49 vjeç. Të dhënat e INSTAT tregojnë për një lidhje mes nivelit arsimor dhe obezitetit. Sa më i ulët është niveli arsimor, aq më e lartë tendenca për të qenë më i shëndoshë, si për burrat ashtu dhe për gratë. Dieta e pakontrolluar dhe mungesa e aktivitetit fizik po i çon shqiptarët me shpejtësi drejt obezitetit. Kjo situatë bëhet shkak, ndër të tjera, ndaj ekspozimit kundrejt sëmundjeve vdekjeprurëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përgjimet në SKY ECC i nxjerrin zbuluar/ Trafikanti i njohur i kokainës, në vështirësi pas humbjeve të mëdha

Sipas medias italiane Corriere della Calabria, hetimet e Prokurorisë së Milanos kanë zbuluar një rrjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia dhe IMT-ja KONFISKOJNË pallatin 12-katësh në Tiranë! Ishin ngritur edhe 3 kate shtesë pa leje

Policia e Shtetit në Bashkëpunim me IMT-në e bashkisë Tiranë, kanë konfiskuar një ambient banimi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet në SHBA krimineli Sokol Hoxha, i akuzuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe ekzekutimin e gruas pasi refuzoi prostitucionin

Ka marrë fund arratia e një prej shqiptarëve më të kërkuar nga drejtësia ndërkombëtare. Pas…

LEXO ME SHUME