Juventusi nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 në takimin e javës së tretë të Seria A kundër Fiorentinës. Një rezultat pozitiv për bardhezinjtë ndaj një kundërshtari të fortë në shtëpi, ku në disa raste rrëzikonin të dilnin pa pikë.
Por, kjo ngalesë “prish” edhe magjinë e klubit torinez. Për të parën herë, Juventusi nuk do të jetë në krye të klasifikimit, diçka e cila vjen pas 560 ditësh. Aktualisht, Seria A udhëhiqet nga Interi me 9 pikë pas tre javësh. Për herë të fundit që Juventusi nuk ishte në krye të kampionatit ishte 3 marsi i vitit 2018.
Në atë ditë, Napoli i Maurizio Sarri humbi 4-2 ndaj Romës, ndërsa Massimiliano Allegri dhe Juventusi fituan minimalisht 1-0 ndaj Lazios. Kjo i dha “krahë” Juventusit në rrugën drejt titullit të shtatë të Seria A, duke mos e lëshuar më vendin e parë.