Categories Lajme

“Interes për aeroportin e Vlorës nga kompanitë e mëdha” ja kur nisin punimet

Maela Marini/ Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “brenda verës do të rinisë gara për Aeroportin e Vlorës, për të vazhduar dhe për ta konkluduar pastaj me mbylljen e kontratës dhe nisjen e punimeve brenda 2020.

Gjatë inspektimit të punimeve për ndërtimin e aeroportit të Kukësit, Kryeministri Edi Rama u interesua edhe për ecurinë e procedurave për aeroportin e Vlorës. Ministrja Balluku informoi se “për Vlorën do rifillojmë shumë shpejt”, ndërsa theksoi se ka një interes të jashtëzakonshëm nga të gjitha kompanitë e mëdha. “Unë kam pasur kontakte me të gjitha kompanitë që deri në momentin e fundit kanë qenë të interesuara, deri para atij 12-ditëshit që u bllokua dhe pezullua gara. Të gjithë vazhdojnë të jenë të interesuar.

Është moment i vështirë pa dyshim për kompanitë të cilat menaxhojnë aeroporte në këto momente, pasi u duhet që të përqendrojnë të gjithë financat e tyre te kostot operacionale, megjithatë Aeroporti i Vlorës ka një interes të jashtëzakonshëm nga të gjitha këto kompani të mëdha”, tha ministrja Balluku.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME