Categories Sport

Interi i thotë jo ofertës së parë të Cagliarit, Nainggolan kthehet te zikaltrit!

Interi i thotë jo ofertës së parë të Cagliarit për Radja Nainggolan dhe rikthen në bazë mesfushorin belg. Këtë të martë në datën 1 shtator bashkë me afrimin më të ri në merkato të zikaltërve, talentin maroken Achraf Hakimi, Nainggolan do të rikthehet në bazë.

Ish-mesfushori i Romës së bashku me Hakimin dhe të rikthyerit e tjerë nga huazimet si Radu apo Dalbert do të kryejë testet për COVID-19 dhe nëse do të rezultojnë negativë do të nisin seancat stërvitore individuale në Appiano Gentile në pritje të pjesës tjetër të grupit që do të rinisë përgatitjet për sezonin e ri në datën 7 shtator.

E ardhmja e Nainggolan do të jetë e lidhur ngushtë me atë të Arturo Vidal pasi nëse kiliani do të transferohet te Interi, Nainggolan me të gjitha mundësitë do të largohet. Për momentin oferta e Giulinit nuk ka bindur aspak Giuseppe Marottan, që ka rikthyer te Interi belgun pas huazimit që zgjati më shumë se një vit te skuadra sarde.

Dëshira e Nainggolan është një dhe e vetme të transferohet përfundimisht te Cagliari dhe të stërvitet nga Eusebio Di Francesco, por për momentin sardët nuk i kanë mundësitë për të blerë kartonin e tij nga Interi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME