Categories Teknologji

Interneti feston ditëlindjen e 50-të: Ja mesazhi i parë i transmetuar online

Ajo që ne sot quajmë ‘internet’, me fuqinë për të lëvizur zgjedhjet ekonominë dhe trendet, ka fillet në një rrjet të vogël me vetëm katër nyje: në Universitetin e Kalifornisë, Los Angeles; Institutin e Kërkimeve Stanford; UC Santa Barbara; dhe Universiteti i Utah.

Mesazhi i parë i dërguar mbi atë rrjet, më 29 tetor 1969, ishte vetëm me dy shkronja: LO. Por ajo që ndodhi me të vërtetë është që programuesi i UCLA, Charley Kline, u ul në një kompjuter SDS Sigma 7 dhe u përpoq të regjistrohej në sistemin pritës të Institutit të Kërkimeve Stanford SDS 940 nga Agjensia e Projekteve të Kërkimit të Avancuar, e njohur edhe si Arpanet.

Kline po përpiqej të shtypte komandën LOGIN, por sistemi u rrëzua vetëm pas dy shkronjave të para. Sigurisht që duhej të kalonin disa dekada të tjera përpara se bota në internet të gjente ndonjë aplikim komercial, së pari si një asortiment i çuditshëm i grupeve të lajmeve, protokolleve të transferimit të skedarëve dhe bisedave të stafeve.

Gjërat evoluan gjatë viteve ’80 me shërbime komerciale si CompuServe, Prodigy dhe në fund AOL, duke na çuar në vitet ’90 dhe shfryztëzimin komercial nga publiku. Mesi i viteve ’90 panë ardhjen e world wide web (www) dhe e-mail u bë protokolli mbizotëruese në internet. Që nga atëherë, interneti ka përfshirë gati çdo aspekt të jetëve tona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME