Categories Lajme

Interpretimi rrëqethës i Mirush Kabashit që përloti në studio publikun (video)

Është një nga ato poezitë, videot dhe interpretimet që duhen më së shumti në këto momente kur i gjithë vendi është përfshirë nga paniku që ka shkaktuar tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe dridhjet e tokës po vazhdojnë edhe me magnitudë që shkon deri në 5.

Aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi ka interpretuar një poezi prekëse live në emisionin Top Show në Top Channel diten e djeshme. Poezia që interpretoi Kabashi është e filozofit të shekullit 19 Saadi Shirazi dhe titullohet Mbi Bujarinë. Interpretimi i Mirush Kabashit emocioni të ftuarit në studio. Ndiqeni interpretimin me poshte:

POEZIA E PLOTE

Në qofsh burr’i mençur veç thelbin shiko,
Se thelbi nuk vdiret, pa sharkun ç’e do.

Kur s’ke bujarinë, as dije – as virtyt,
Figurë pa jetë është emri yt.

Ai do të flejë i prehur nën dhe,
Që nuk e trazon njeriun kur fle.

Mendo sa je vetë, se fis’ e gjiria,
S’kujtojnë të vdekur, s’i lë babëzia!

Gjersa ke florinë, dhuratë e jep,
Se nesër, kur t’ikësh s’e ke më në xhep!

Në do të mos kesh në zemër vurratë,
Kujtoi të mjerët dhe ditë dhe natë!

Që sot thesarin ndaje në të mjerët,
Se nesër ty çelësin ta marrin të tjerët!

Si bukën dhe gjellën me vete i sill,
Se as gruas i dhimbsesh as djalit bandill!

Se ku e ka pikën e zeza shtëpi,
Përveç se të zotit asnjeri s’e di.

Ç’ke sot në dorë m’i vër në pëllëmbë,
Se shpinën e dorës ha nesër me dhëmbë.

Mbuloje me rroba njeriun e shkretë,
Që Zoti për ty-o mbulesë të jetë!

Mos nxirr jashtë derës lypsarin duarthatë,
Se ndoshta zë dyert dhe ti si i ngratë!

Për zemërsëmurët rrëfe dashuri,
Se ndoshta një ditë sëmuresh dhe ti!

Kujt vuan ti jepi gëzimin peshqesh,
Kujto atë ditë kur vuajtje do kesh!

Meqenëse s’bridhke si lypës ndër dyer,
Duaj Zotin, lypsin mos nxirë zemërthyer!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME