Categories Lajme

Pamjet e shembjes së fabrikës së aluminit në Durrës, pronari nxirret i gjallë nga rrënojat

Këto janë pamjet rrënqethëse të shembjes së fabrikës ‘Pespa Alumin’ në zonën e Shkozetit të Durrësit në të gdhirë të së martës më 26 Nëntor, kur vendi ynë u godit nga tërmeti shkatërrimtar 6.4 ballë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin e shembjes së fabrikës nga lëkundjet e forta sizmike. Pas goditjeve fatale, edhe kamera e sigurisë pëson defekt për shkak të shembjes së objektit.

Në momentin e rënies së tërmetit, brenda fabrikës ndodhej presidenti i firmës, i cili kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja. Për fat të mirë, ekipet e emergjencës mundën ta nxirrnin pas disa orësh në gjendje të mirë shëndetësore. Pranë fabrikës së rrëzuar, është edhe një ndërtesë tjetër që ka pësuar dëme të konsiderueshme nga tërmeti i së martës, për të cilin banorët thonë se është në rrezik shembje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME