Categories Lajme

Investigimi / Kushëriri u grabiti pronën në Dhërmi, drejtësia favorizon hajdutët

Ilia dhe Marko Koka denoncuan në Stop se si kushëriri i tyre, Elidon Gjikoka, i cili u kishte marrë me qira pronën dhe disa objekte turistike buzë detit në Dhërmi, u grabiti pronën me dokumente të falsifikuar dhe me ryshfet.

E gjithë procedura kryesisht u bë në Vlorë dhe konfirmimi përfundimtar u mor nga Tirana. Disa ditë pasi “Stop” transmetoi këtë rast, njëri nga vëllezërit Koka, Markoja, ndërroi jetë.

Në Prokurorinë e Tiranës u regjistrua procedimi penal për Elidon Gjikokën i cili u shpall në kërkim ndërkombëtar dhe sipas informacioneve, ndodhet në Angli me familjen e tij.

Për këtë çështje po heton paralelisht edhe prokuroria e Vlorës. Prokurori Ervin Karanxha konfirmoi, se shumë shpejt do shohim dhe rezultate konkrete mbi të gjithë personat, që janë përfshirë në tjetërsimin e pronës.

Në seancën paraprake gjyqtari Enkel Peza ka hequr përgjegjësitë penale për të gjithë ata, që çuan dy prokuroritë. Prokurori i Vlorës, Albert Kuliqi, duket qartë që favorizon të akuzuarit, që vetë ai ka dërguar në gjykatë si të pandehur, duke mos e apeluar vendimin e gjyqtarit Peza. Tv Klan

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emrat \ Aksidenti me 4 të vdekur, ky është Benzi me të cilin udhëtonin të rinjtë, i përshtatur me impiant gazi

Katër djem të rinj humbën jetën në një aksident tragjik në mesnatë në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndalohet 44-vjeçari kosovar, tentoi të hynte në Shqipëri me 19 mijë Euro ta padeklaruara

Një 44-vjeçar V.B., nga Kosava është ndaluar në doganën e Morinës pasi tentoi të kalonte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti: Kthjellime dhe kushte të qëndrueshme atmosferike

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti tragjik/ Shoferi dhe 3 viktimat u dogjën brenda në makinë. Viktimat, të moshës 20-25 vjeç! Betonieria me të cilën u përplas ‘Benzi’ ende…!

Policia ka dhënë detaje nga aksidenti tragjik në Fushë-Prezë, që ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 19 Mars 2025

Dashi Mos lejoni që të mashtroheni nga fjalët e bukura të një ish-it tuaj, pasi…

LEXO ME SHUME