Categories Lajme

Investimet në Liqenin e Belshit, rivitalizim bizneseve të zonës dhe agroturizmit

Me një pamje të veçantë, florë dhe faunë të larmishme, liqeni i Belshit është një nga më të mëdhenjtë prej atyre të Dumresë, me sipërfaqe rreth 26,8 hektarë. Edhe pse në përfundim të punimeve, liqeni i Belshit po kthehet në një destinacion turistik jo vetëm për banorët e zonës, por për qytetarët nga i gjithë vendi. Pjesë e një projekti modern, i cili po zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, me financimin e qeverisë shqiptare synon ta transformojë në një zonë në shërbim të komunitetit.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se po vijon puna për ndërtimin e pedonales dhe korsisë së biçikletave, ndërsa kanë përfunduar punimet për betonimin e shëtitores, rrethimin e fushave sportive, rrjetin vaditës dhe ndriçimin e shesheve dhe fushave.

Aktualisht, sipas FSHZH-së, po punohet për sistemimin e sheshit dhe të skarpatave, me mbushje dheu vegjetativ. Gjithashtu dhe me ndërtim muresh betoni, për lidhjen e shëtitores te pompat e ujit, instalime hidraulike/elektrike te godina e shërbimit.Sipas FSHZH-së, ky projekt synon krijimin e një hapësire në shërbim të komunitetit dhe rritjen e të ardhurave për ekonominë lokale, duke rivitalizuar bizneset e zonës dhe agroturizmin.Punimet parashikohet të përfundojë në fillim të vitit të ardhshëm duke krijuar kështu një destinacion familjar, për fundjavat

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME