Categories Lajme

Inxhinieri i mjedisit: Kujdes, mos përdorni shumë detergjent!

Rrobat e palara i vendosim në lavatriçe, hedhim detergjentin dhe pasi ka përfunduar procesi, i ndejmë. Por nuk përfundon me kaq, mos mendoni që keni vepruar gjithmonë drejtë. Studime të ndryshme kanë treguar se mënyra se si ne i lajmë rrobat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tonë, ekonomi dhe mjedis.

P.sh. Lumi Ishëm, si një nga lumenjtë më të ndotur në Evropë, është një nga shembujt konkret se si është ndotur kryesisht vetëm nga përdorimi i detergjenteve që përdoren për larjen e rrobave.

Nisur nga ky fakt, grupimi i të rinjve ENFORCE Shqipëri ka ndërmarrë iniciativën “Metoda inovative për reduktimin e ndotjes së lumit Ishëm’’, pjesë e së cilës ishte edhe anketimi i rreth 150 familjeve të qarkut Tiranë mbi përdorimin e detergjenteve komercialë dhe gabimet më të shpeshta që bëjmë për larjen e rrobave.

I ftuar sot në “Wake Up” ishte inxhinieri i mjedisit dhe një prej të rinjve që realizuan këtë anketim, Arsiel Mardhaja. Ai tregoi gabimet më të shpeshta që bëhen në larjen e rrobave.

“Te ne ekziston një fenomen, mamatë tona që janë aq të mira dhe punëtore, kanë atë tendencën që sa më shumë detergjent të hedhim, aq më mirë lahen rrobat.

Mirëpo, kjo nuk është fare e vërtetë. Rrobat do lahen si më detergjent shumë, si me pak, por diferenca qëndron këtu, kur ti përdor sasi më të madhe detergjenti ka efekte negative në mjedis dhe jo vetëm.

Një pjesë e detergjentit ngelet në rroba dhe janë kimikate të dëmshme dhe për personat që janë alergjikë, apo vuajnë nga sëmundjet e lëkurës, problemi është shumë i madh”, sqaroi ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME