Categories Teknologji

iOS 15, zbuloni ndryshimet e reja nga Apple dhe nëse mund ta shkarkoni në iPhone-in tuaj

Të qëndrosh në kontakt me miqtë, familjarët dhe njerëzit e tu më të dashur tani është më e thjeshtë se kurrë dhe një eksperiencë më e mirë me funksionin e ri “SharePlay”.

Gjatë kohës që jeni duke ndjekur programin tuaj të preferuar, duke dëgjuar muzikë ose duke naviguar në telefon ju mund të ndani gjithçka me miqtë. Të shikoni video ose të dëgjoni muzikë pavarësisht distancës tuaj. Tashmë FaceTime nuk është vetëm për përdoruesit e Apple, por edhe miqtë tuaj dhe familjarët me versionet e Windows ose Android mund të komunikojnë me ju përmes një linku dhe telefonatat janë të sigurta dhe private me funksionin “end to end encrypted”.

Voice Isolation (izolimi i zërit) minimizon zhurmat dhe vendos zërin tuaj si parësor. Kur muzika dhe zhurmat që të rrethojnë janë po aq të rëndësishme sa ato që thua “Wide Spectrum” është funksioni i duhur për një audio të pafiltruar. Ka disa Memoji të reja interesante që ju mund t’i përdorni në mesazhe. Tani ju mund të personalizoni më tepër pamjen tuaj virtuale duke përfshirë helmeta dhe tuba oksigjeni. Fokus! Ku do të përqëndrohesh?

Me funksionet e reja telefoni juaj përshtatet sipas momenteve. Jeni duke drejtuar mjetin, duke bërë palestër, jeni në një lojë apo duke lexuar? Ju mund të krijoni edhe zonën e personalizuar të përqëndrimit për situata të veçanta dhe të përzgjidhni se për çfarë telefoni do t’ju ndërpresë momentin tuaj. Njoftimet në iOS15 janë ridizenjuar duke përfshirë tashmë fotot e kontaktit, por edhe një përmbledhje nëse për një kohë të gjatë ju nuk e keni hapur telefonin. Ka një mënyrë tjetër për të parë botën me Maps të iOS.

Një mënyrë e re grafike 3D e qendrave të njohura dhe një përmirësim në gjetjen e rrugëve për vendndodhje të ndryshme. Me Safari tani do kërkoni në fund! Me versionin e ri Safari ka zhvendosur search dhe gjithë funksionet e tjera në fund të telefonit duke i dhënë një pamje të plotë të faqeve që ju vizitioni dhe të gjitha faqet e hapura tani janë në grup ku ju mund të kaloni nga njëra tek tjera shumë shpejt.

Një nga funksionet dhe përditësimet më të mira të iOS 15 është Live Text në foto. Live Text është një metodë inteligjente e cila ju ofron informacione të vlefshme tekst nga fotot tuaja, ju mund të bëni një telefonatë, të dërgoni një email, të merrni gjithçka ju nevojitet vetëm me një klikim mbi tekstin që ka në fotot tuaja. Të gjitha përditësimet e plota për Ios 15 i gjeni në faqen zyrtare të Apple. Versionin e ri mund ta përdorni duke nisur nga modeli iPhone 6S deri tek versioni i fundit, iPhone 13.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME