Categories Teknologji

iPhone 12 mund të ketë katër kamera

Koncepti i ri i Apple për iPhone 12, thuhet se përfshin një shtesë të lenteve të kamerës Apple gjithmonë ka shkëlqyer në dhënien e përdoruesve të iPhone ato që dëshirojnë dhe këto koncepte të reja, bazuar në thashethemet nga fanatikët e Apple, tregojnë një teknologji të re, e cila thuhet se do të debutoj në telefonin që mund të mposhtë Samsung Galaxy S11 dhe Huawei P40 Pro , sa i përket kamerës.

Sipas PhoneArena, Apple thuhet se operon në një “cikël tre vjeçar të rifreskimit të produktit”, në të cilin një koncept futet dhe përmirësohet për tre vjet, përpara se të prezantohet në telefon aktual.

Sipas analistit të Apple, Ming-Chi Kuo, koncepti i ri i Apple për iPhone 12, thuhet se përfshin një shtesë të lenteve të kamerës, të njohur si ‘Time of Flight’. Lentet TOF përfshijnë teknologjinë e skanimit me rreze 3D me thellësi dhe thuhet se mund të matin thellësinë shumë më saktë sesa një aparat fotografik i rregullt.

Kjo jo që është e mirë vetëm për portretet dhe fotografitë që synojnë të nxjerrin në pah fotot “të thella”, por është gjithashtu e shkëlqyeshme për përdorim të realitetit të shtuar, si në Pokemon Go, transmeton Telegrafi. PhoneArena ka shfaqur se si do të dukej ky telefon, me një përbërje simetrike me kamera kuadratike.

Thashethemet e tjera pretendojnë se iPhone 12 do të mbajë një konrizë të vogël për kamerën selfie dhe se telefoni mund të vijë në madhësi të reja. Sidoqoftë, nëse këto koncepte janë të vërteta, mbetet për tu parë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME