Categories Lajme

Ish-avokati nxjerr të palarat e Trump, marrëveshja e fshehtë me Putin

Michael Cohen ka publikuar një pjesë të librit të tij rreth Donald Trump duke zbuluar disa të vërteta rreth jetës së Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish-avokati i Trump në librin e titulluar “Disloyal” (I pabesë) thotë se nxjerr Donald-in ashtu siç është në të vërtetë dhe që pak e njohin. “Përveç gruas dhe fëmijëve, unë e njihja Trump më mirë se kushdo tjetër,” shkruan Cohen duke pretenduar se ishte ai që e shtyu për të garuar për President.

“Unë e njihja më mirë se kushdo se e kam parë në të gjitha rrethanat, në klub stripi, në takime biznesi, dhe në momentet kur e tregonte vërtet veten si ishte: gënjeshtar, mashtrues, racist,” zbulon ai. Në pjesën e parë të librit, ish-avokati i tij zbulon se Trump nuk ka miq të vërtetë, nuk ka askënd me kë të ndajë sekretet. “Për 10 vite më kishte vetëm mua, isha gjithnjë aty për të dhe shikoni ç’më ndodhi mua”.

Madje ai zbulon se e ka shpëtuar edhe nga një dënim 3-vjeçar me burg. “Unë merresha me të gjitha, me kundërshtarët e tij, me partnerët e biznesit, madje gënjeja dhe Melania-n për tradhëtitë e tij jashtë-martesore. I bërtisja dhe kërcënoja këdo që hynte në rrugën e tij drejt pushtetit,” pranon Cohen.

“Nga eskperiencat në klubet e sektsit në Vegas tek mashtrimet me taksat dhe marrëveshjet e fshehura me zyrtarët nga ish-Bashkimi Sovjetik. Nuk isha thjesht një dëshmitar i rritjes së Trump në pushtet, ishte pjesëmarrës shumë aktiv,” shkruan ai. Ai shton se Trump ka bërë gjithçka për t’u bërë pjesë e botës së Putin dhe oligarkëve të tij të korruptuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME