Categories Politike

Ish-deputeti demokrat ‘fishkullon’ Bashën: Nëse nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij…

Ish-deputeti dhe kandidati i Partisë Demokratike për zgjedhjet e fundit lokale në Bashkinë e Dibrës, Sherefedin Shehu ka kritikuar ashpër kreun e opozitës Lulzim Basha, duke deklaruar se ky i fundit nëse nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij, nuk mund ta besojmë se mund të rregullojë Shqipërinë.

Shehu shkruan në rrjetet sociale se Basha duhet të veprojë me një standart, pasi sipas tij, “nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë”.

Reagimi i Sherefedin Shehut:

Të Dashur Dibranë,
U gëzova shumë që ju pashë të shtuar dhe me entusiazëm në mbështetje të PD-së. Por, meqenëse Basha foli më shumë për dosjen 184, duhej ta kishit pyetur se ku e ka protagonistin e tij që kjo dosje e viktimizoi dhe PD-së i legjitimoi çadrën. Dhe këtë nuk po jua kërkoj që unë të fitoj pikë por kjo pyetje e ndihmon PD-në për të gjetur rrugën e fitores. Nëse shqiptarët shikojnë se kreu i PD-së nuk është në gjendje të mbajë shtëpinë e tij nuk mund të besojnë se ai do të rregullojë Shqipërinë. Nëse standartet e mira që i përmend çdo ditë nuk i zbaton për vete, nuk besoj se mund t’u mbushësh mendjen të tjerëve se do ti zbatosh për Shqipërinë. Dosja 184 dhe shumë dosje të tjera tregojnë se kjo nuk është Qeveria që shqiptarët duan, por askush nuk mund të pranojë Republikë të Re me mendje të vjetër. Sepse kjo bëri që të hysh në çadër dhe të mos dish si të dalësh prej andej dhe tani që i dogje mandatet kam frikë se flaka e tyre do të fiket shpejt. Zoti e ndihmoftë PD-në dhe Shqipërinë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME