Categories Politike

Ish-deputeti i PD Bykykbashi: Jemi për ndryshim të sistemit zgjedhor

Ish-deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se Partia Demokratike është për ndryshim të sistemit zgjedhor.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Bylykbashi u shpreh se opozita është pro reformimit të sistemit të partive politike.

Duke diskutuar për vendimin e Gjermanisë që do të votojë pro hapjes së negociatave me BE të Shqipërisë, por duke vendosur 9 kushte, Bylykbashi theksoi edhe rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Oerd Bylykbashi: Ne kemi treguar gatishmërinë për të diskutuar për një sistem zgjedhor i cili i jep mundësi shqiptarëve që ta përcaktojnë ata kush janë deputetët dhe përfaqësuesit e tyre.

Blendi Fevziu: Pra jeni dhe për ndryshim sistemi?

Oerd Bylykbashi: Padiskutim!

Paskal Milo: Z.Bylykbashi, e thoni publikisht që Partia Demokratike është për ndryshimin e sistemit?

Oerd Bylykbashi: Z.Milo, a e keni dëgjuar dje?

Paskal Milo: Unë e kam dëgjuar, por e dëgjuar nga ju drejtpërsëdrejti është mirë për teleshikuesit.

Oerd Bylykbashi: Ne kërkojmë reformimin e sistemit të partive politike. Pse? Sepse pa reformuar ose pa zbatuar rekomandimet, po nuk reformuam partitë politike do dështojë… Nëse ne nuk ndryshojmë mënyrën se si funksionojnë partitë politike dhe për rrjedhojë ne propozojmë ndryshimin, dështon çdo sistem zgjedhor. Sistemi zgjedhor që kishim ne 2001-2005 është nga më të mirët në botë. Dështoi në mënyrë klamoroze sepse politika shqiptare e masakroi atë sistem.

Blendi Fevziu: Në 2005 prodhoi zgjedhje normale.

Oerd Bylykbashi: Po, por dhe në 2009 ky sistem prodhoi zgjedhje normale, në 2013 bëri rrotacion politik, ky sistemi. Por ka vdekur për shkak të kushteve që kanë ikur.

Dy ditë më parë, Partia Demokratike u tërhoq nga qëndrimi i saj dhe mori pjesë duke u përfaqësuar në nivel ekspertësh në tryzën e thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME